Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori, Kryetaren e KQZ-së Lefterie Luzin, për shkelje ligjore dhe shpërdorime fondesh në projektet pilot për zgjedhjet e 2013-ës.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013, kur projekti mund të kryhej edhe nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në raportin e KLSH për kontrollet e ushtruara në periudhën janar-qershor 2016 në KQZ, rezulton ndër të tjera:
Shkelje me dëm ekonomik konstatuar në sektorin e Tatim- Taksave, me vlerë 898 mijë lek.
Në fushën e Prokurorimeve konstatohet një dëm prej 351 179 000 lekë
Kontrolli i lartë i Shtetit njofton se ka depozituar Kalëzim penal për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetaren Lefterie Luzi