Raporti i Venecias thekson se «Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuara politike përdorin fuqitë ose mundësitë e tyre politike posaçërisht për të parandaluar funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tjera ose – çfarë është më keq – për të penguar funksionimin e tyre kushtetues.
Nëse një përpjekje e tillë do të ishte e suksesshme, ajo do të ndërpresë të paktën përkohësisht funksionimin ligjor ose kushtetues të Shtetit. Në të vërtetë, në vazhdën e zgjedhjeve lokale, në Shqipëri pati përpjekje për të parandaluar zgjedhjet që tejkaluan një bojkot të thjeshtë, siç janë sulmet e dhunshme kundër vendvotimeve etj.
Paralelisht me përpjekjet për një dialog të sinqertë politik, çështje të tilla duhet të të adresohen në kuadrin e sistemit të drejtësisë penale’ ». Periodiciteti i zgjedhjeve është si kusht i parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhje në mënyrë periodike duhet të parashikohet në ligj, të ketë qëllim legjitim dhe të jetë proporcional.
Ky kriter zbatohet edhe në zgjedhjet vendore (prg. 75).
Shtyrja e datës së zgjedhjeve, tejkalon kompetencat e Presidentit. Është kompetencë vendimmarrëse e Kuvendit, Komisionit Hetimor dhe me tej e Gjykatës Kushtetuese të vendosë rëndësinë e shkeljes të Kushtetutës në kushtet e cenimit të periodicitetit të zgjedhjeve (prg. 76)
Veritas.com.al/