Komisioni Venecias i ka dërguar Kuvendit te Shqiperise opinionin paraprak pas dërgimit të disa pyetje që lidhen me ndryshimin kushtetues për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut në drejtësi.
Vendimi i ndërmarrë nga Komisoni tregon se mandati për organet e drejtësisë, ku sipas dispozitës kushtetuese rezulton të përfundojë më 17 qershor 2022, me amendamentin e propozuar me nismën ligjore zgjatet deri më 31 dhjetor 2024.
Sipas draftit, “Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është në përputhje me standardet”.
Ky opinion po përgatitet në kuadër të Mekanizmit të Koordinimit të Ekspertizës në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Lehtësia Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.
Sipas Komisionit, ai do të nxirret në kohën e duhur dhe do të dorëzohet për miratim në seancën plenare të dhjetorit 2021.
Zgjatja e mandatit të vetting-ut
Ishte data 15 tetor, kur Partia Socialiste depozitoi në Kuvend kërkesën për zgjatjen e mandateve të vetting-ut.
Kjo erdhi pasi afatet e komisioneve të vetting-ut përfundojnë pesë vite nga momenti i funksionimit.
PS-ja kërkoi që afatet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shtyhen deri në 2024-ën.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një komunikim me mediat u shpreh se kjo është një vijueshmëri e Reformës në Drejtësi.