Agjencia e Mbrojtjes Civile do të harxhojë 6 milionë dollarë për monitorimin e territorit me satelit për tre vjet.

 Kompania amerikane “Satellogic USA” Inc është shpallur fituese e këtij tenderi me procedurën dialog konkurrues.

Sipas ligjit të prokurimit publik, kjo lloj procedure është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje.

“Në rast se nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e  fundit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskojë sigurimin e ofertës dhe do të lidh kontratën me ofertuesin e renditur i dyti në klasifikimin përfundimtar”.

Lajmi

Lajmi i lëshimit të satelitëve shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2, bëri jo pak bujë pasi u konfirmua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Me ardhjen e vitit 2022, website të ndryshme me fokus në lëshimet e misioneve hapësinore janë rakorduar edhe për datat e mundshme të lëshimit të dy satelitëve tanë.

Space Coast Lunches, një nga faqet më prestigjioze të të apasionuarëve pas hapësirës ka zbuluar dy data për muajin mars dhe qershor.

Në faqen Space Launch Schedule zbulohej sakaq se gjatë muajit mars ishte regjistruar një lëshim në hapësirë që përputhej me misionin shqiptar.

Por, kjo e fundit nuk gjeti konfirmim.

Albania 2

Gjatë muaji qershor, Space Coast Lunches, lajmëron vetëm një datë me mision hapësinor.

Mjeti “Falcon Heavy” përkon me bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SpaceX.

Por, misioni nuk përputhet, pasi raketa do të nisë misionin USSF 52 për Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i këtij mjeti do të jetë nisja e një ngarkese të paspecifikuar ushtarake.

Në faqen Space Launch Schedule, sakaq zbulohet se një tjetër lëshim i SpaceX do të mbyllë muajin qershor.

Një raketë Falcon 9, e njëjtë me misionin e muajit mars, do të lëshojë në orbitë në një mision të përbashkët udhëtimi – satelitë të shumtë të vegjël nga klientët amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Misioni, i njohur si “Transporter 2” dhe që pritet në javën e fundit të qershorit, pason nisjen e parë të “Transporter” të SpaceX në muajin janar, i cili dërgoi 143 satelitë të vegjël në orbitë.