Një turistë kinezë ka vdekur në Francë nga coronavirusi, vdekja e parë që është regjistruar nga ky virus, jashtë Azisë.

Viktima është një 80 vjeçare nga provinca kineze Hubei, sipas ministres së shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, transmeton Koha.net.

Ajo ka arritur në Francë me 16 janar ndërsa është vendosur në karantinë në spital me 25 janar, ka shtuar ai.

Deri tani vetëm 3 vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, një në Hong Kong, një në Filipine dhe një në Japoni.

Ndërsa në Kinë, mbi 150 persona kanë vdekur në Kinë, shumica nga ta në Hubei.

VERITAS.COM.AL/