James Copnall/ Analist i BBC-së në Sudan
Mendimi im është se një zgjidhje e negociuar për këtë konflikt nuk ka gjasa të ndodhë, në një afat të shkurtër në asnjë rast.
Gjatë fundjavës, gjenerali Hemeti i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) e quajti gjeneralin e ushtrisë sudaneze Burhan ‘një qen’, foli për ta gjuajtur dhe e quajti atë ‘kriminel’ – ndërsa ushtria në thelb ka thënë se nuk do të ndalet derisa RSF të shpërbëhet.
Ndonëse këto janë deklarata të disa ditëve më parë, tregojnë mentalitetin që kanë të dyja palët tani.
Është gjithashtu ndjesia ime që intensiteti i konfliktit është rritur sot, sigurisht në krahasim me dje.
Duke folur me miqtë në Khartoum, Omdurman dhe vende të tjera, ata po flasin për sulmet ajrore të kryera nga forcat e armatosura sudaneze.
Me sa duket ata po synojnë bazat e RSF-së, të cilët nderkohe po qëllojnë kundër avionëve.
Pra, kjo është një luftë urbane midis dy forcave të armatosura rëndë dhe asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet.
Ndjenja ime fillestare është se ka të ngjarë të shohim shumë më tepër luftime gjatë ditëve të ardhshme dhe ndoshta kur të bëhet e qartë se cila palë do të fitojë, ndoshta do t’i afrohemi bisedimeve.
Edhe pse është një pamje e vështirë për t’u dalluar plotësisht, duket sikur ushtria Sundaneze ka dorën e sipërme – të mbështetur nga kjo fuqi ajrore.