Fjalimi i fuqishëm i Presidentit Donald Trump në Kongresin Amerikan është pritur me miratim dhe ovacione të fuqishme. Për Amerikën hapet një epokë e re e “Bashkimit’ për të punuar në dobit të Amerikës- siç deklaroi presidenti Trump. Kongresi duartrokiti vendimet e Trump për politikat me emigracionin, shtimin e vendeve të punës, shkurtimin e taksave, luftën për zhdukjen e ISIS, njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, etj.
Zoti Trump u ndal edhe një herë në mbështetjen dhe kundërshtimin që manifestuan vende mike ose aleate të Amerikës ndaj vendimit mbi Jerusalemin në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të OKB, në 21 dhjetor 2017. Shqipëria votoi kundër vendimit të presidentit Trump, duke e renditur veten në radhën e vendeve ‘jo mike’.
Gjatë fjalimit në Kongres, presidenti Trump tha se Amerika ka dhënë 20 miliardë dollarë ndihma për vendet që në Dhjetor dolën kundër Amerikës. Ai i propozoi Kongresit që këto ndihma të ndërpriten për këto vende që votuan kundër; vendim që u duartrokit nga Kongresi. “Të miratojmë një ligj që dollarët amerikan për ndihmat e huaja t’u shërbejnë interesave amerikane dhe t’u shkojnë vetëm miqve të Amerikës”, tha Trump.
Mes vendeve jo- mike është renditur edhe vendi ynë, Shqipëria, pas vendimit të qeverisë për votë kundër.
“Muajin e kaluar, – tha Presidenti Trump, – ndërmora një hap të miratuar njëzëri nga Senati vetëm pak muaj më parë: Njoha Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Pak më vonë, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për ta bërë këtë njohje.
Taksapaguesit amerikanë u dërgojnë me bujari këtyre vendeve miliarda dollarë ndihma çdo vit. Kjo është arsyeja përse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë një ligj që dollarët amerikanë për ndihmat e huaja t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe t’u shkojnë vetëm miqve të Amerikës. Ndërsa forcojmë miqësitë në mbarë botën, ne gjithashtu po rikthejmë qartësinë se cilët janë kundërshtarët tanë,” tha Presidenti Trump.
Veritas.com.al/