Kongresmeni amerikan nga radhët e Republikanëve, Lee Zeldin, i ka derguar një letër Departamentit te Shtetit, ku kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës. Ai ka vënë në dyshim vendimin e marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me argumentin se Berisha ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA-së, për pasoja shpallja e tij ‘Non Grata’ ka shumë pikëpyetje.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejt SHBA.

‘Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, shkruhet në letër.

Kërkesa për informacion e biznesmenit, vjen nje dite pasi vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ftoi që t’u drejtohej Institucioneve për të tjera detaje nga ky vendim. Nga ana tjetër, në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë Blinken tha se SHBA sheh përtej kufijve për të përfshirët në korrupsion, në rastin konkret Sali Berisha, teksa ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim me multimiliarderin George Soros.  Duke pasur parasysh deklaratat e para të Berishës, i cili për vendimin e DASH bëri fajtor multimilarderin George Soros, Blinken i pyetur nëse ka komunikuar ai apo dikush tjetër në emrin e tij me Soros, u përgjigj “Jo”.

Unë jo s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo”, tha ai një ditë më parë.

Blinken e bëri me dije vendimin, se Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga Blinken, aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.