Andreas Rinke, Reuters Mars 17, 2020
BERLIN (Reuters) – Friedrich Merz, një nga kandidatët më të predispozuar për të marrë përsipër udhëheqjen e Kristian Demokratëve konservatorë (CDU),të Kancelares Angela Merkel tha të martën në një tweetim se ai ishte testuar pozitivisht me koronavirus.
Merz, i cili dëshiron të zhvendosë CDU djathtas në një ndarje të qartë nga marka më liberale e konservatorizmit të Merkelit, ishte duke konfirmuar një raport të publikuar për herë të parë nga agjensia e lajmeve dpa.
“Një test # Corona i realizuar të Dielën doli pozitiv,” tweetoi Merz. “Unë do të qëndroj në shtëpi në karantinë deri në fund të javës tjetër. Për fat të mirë kam vetëm simptoma të lehta,të gjitha takimet i kam anuluar”.
CDU ka shtyrë një konferencë të planifikuar për në fund të prillit për të zgjedhur një drejtues të ri pasi e preferuara e Merkelit,Annegret Kramp-Karrenbauer tha muajin e kaluar se ajo do të qëndrojë mënjanë.
Sondazhet tregojnë se Merz 64 vjeç,pro-biznesit, është para rivalit të tij kryesor, Armin Laschet, një centrist i cili ofron më shumë vazhdimësi pasi Merkel të tërhiqet në kohë për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të vijnë në tetor 2021.
Ndërsa lideri i ri i CDU do të jetë në një pozitë të fortë për të qenë kandidat i konservatorëve për kancelar, kjo do të duhet akoma të bihet dakord me partinë motër bavareze të CDU-së, Unionin Kristian Social (CSU), i cili mund të preferojë liderin e vet Markus Soeder .
Merkel, 65 vjeç, e cila ka udhëhequr Gjermaninë, ekonominë më të madhe të Evropës, për gati 15 vjet, ka thënë se ajo nuk do të kandidojë për një mandat të pestë.
Për të kërkuar karrigen e CDU, Merz u kthye nga shkretëtira politike pasi humbi para Merkelit në një luftë për pushtet në 2002 dhe u largua nga Bundestagu në 2009.
Mesazhi i tij social konservativ, pro-biznesit apelon në thelbin e CDU të Gjermano-perëndimorëve,burra Katolikë që e shohin Merkelin – një grua Protestante nga lindja – si një anomali.
Muajin e kaluar, Merz tha se kishte lënë punen si menaxher i aseteve te Blackrock për t’u fokusuar më shumë në politikë.