The Associated Press

 

Brazilianët zgjodhën të dielën Jair Bolsonaro të Partisë Social-Liberale (PSL) të krahut te djathtë, presidentin e tyre të ri, duke i dhënë atij një avantazh dyshifror mbi kundërshtarin socialist Fernando Haddad.

Bolsonaro fitoi raundin e parë të votimit në fillim të tetorit, por jo më shumë se 50 për qind e nevojshme për të parandaluar një balotazh të dytë ndaj rivalit të vendit te dyte. Ndërkohë që avantazhi i tij eshte pakësuar disi në javën e kaluar, numërimet zyrtare te votave duke llogaritur 98.5 për qind të kutive te votimit konfirmojnë se Bolsonaro ka fituar me mbi 55 për qind të votave.

Bolsonaro u bë udhëheqës i fushatës presidenciale braziliane te vitit 2018 pas arrestimit, dënimit dhe apelimit të rrëzuar të Luiz Inácio Lula da Silva, president i Brazilit ndërmjet viteve 2003-2011. Lula, kreu dhe themeluesi i Partisë së Punëtorëve të Haddadit (PT),qe u dënua për marrjen e ryshfetit prej kontraktorëve privatë prej 1 milion dollarë dhe duke e përdorur atë për të blerë një pronë luksoze ne bregdet. Me gjithë humbjen e të gjitha ankesave të tij në janar, duke e bërë atë të paaftë për të kandiduar për president, Lula refuzoi të dilte nga fushata deri në shtator, duke e lënë Haddadin më pak se një muaj në fushatë.

Bolsonaro gjithashtu humbi kohën e rëndësishme të fushatës në shtator, pasi një simpatizant socialist e goditi atë gjatë një tubimi në mes të ditës, duke dëmtuar zorrët e tij dhe duke kërkuar një operacion të madh rindërtues. Fushata e tij mbështetej në mediat sociale për shumicën e kohës që ai ishte në spital për të ruajtur momentin. Kundërshtarët dhe mediat antagoniste e akuzuan Bolsonarin për nxitje të dhunës pas incidentit.

Në momentin e shtypit, Bolsonaro ka marre 55.34 për qind të votave të numëruara krahasuar me 44.66 për Haddad, sipas shifrave të qeverisë. Ndërsa Brazili ka një sistem votimi të detyrueshëm, votuesit të cilët nuk dëshironin të mbështesnin asnjë kandidat kane votuar në të bardhë, prej të cilave 2.15 për qind. Votat e pavlefshme përbëjnë pjesën e mbetur prej 7.44 për qind.

Bolsonaro do të bëhet presidenti i 42-të i Brazilit dhe presidenti i saj i parë konservator në epokën e post diktaturës ushtarake që nga Fernando Collor në vitin 1989. Collor nisi një garë presidenciale gjerësisht antipopullore kundër Bolsonaros në janar para se te tërhiqej nga zgjedhjet me pak fanfarë.

Për pjesën më të madhe të periudhës midis zgjedhjeve, Bolsonaro gëzonte një avantazh deri në 14 për qind në sondazhet kundër Haddadit. Diferenca u ngushtua në sondazhin e fundit të lëshuar para zgjedhjeve të kësaj jave nga firma Datafolha, e cila e gjeti Bolsonaron me 56 për qind te mbështetësve ndaj 44 te Haddadit – pothuajse të njëjta të zgjedhjeve reale.

Sondazhet e të dielës treguan gjithashtu vlerësime mjaft të sakta. Sondazhi nga Datafolha i quajti zgjedhjet për Bolsonaron 55-45 për qind, ndërsa firma Ibope vlerësoi një fitore të Bolsonaros 56-44 për qind

Bolsonaro bëri deklarata live menjëherë pas fitores së tij të konfirmuar, duke lexuar segmente nga Bibla dhe duke vënë theksin në lirinë dhe vlerat e familjes. “Liria është një parim themelor … liria për të ardhur dhe shkuar, liria politike dhe fetare, liria e mendimit”, tha ai, duke e quajtur zgjedhjen e tij si një “festim i lirisë në Brazil”.

Presidenti i zgjedhur vazhdoi të falënderonte përkrahësit e tij për mbështetjen dhe lutjet e tyre, veçanërisht në dritën e mbijetesës së një përpjekjeje për vrasje në shtator, e cila kërkonte operacion dhe e çoi jashtë fushatës një muaj para zgjedhjeve. Njeriu që e kishte therur i tha policisë se ai ishte “dërguar nga Perëndia” për të vrarë kandidatin dhe më vonë u identifikua si një anëtar i mëparshëm dhe për një kohe te gjate i partisë socialiste.

Të dielën në mëngjes, Bolsonaro postoi një fotografi të tijen veshur me këmishën qe kishte kur ai ishte therrur,duke lexuar “partia ime është Brazili”.

Bolsonaro bëri fushatë kundër korrupsionit të përhapur të Partisë së Punëtorëve të Haddadit (PT), e cila udhehoqi Brazilin për shumicën e shekullit të 21-të. Ai premtoi një angazhim për të burgosur dhe dënuar politikanë të shpallur fajtorë për korrupsion, si dhe një theks në lirinë individuale, duke përfshirë të drejtat e armëve; më pak shpenzime qeveritare për studimet gjinore dhe të seksualitetit në shkollë; duke luftuar ndikimin e entiteteve të huaja të keqija në vend, veçanërisht vendet komuniste si Kina; dhe duke e çuar Brazilin më pranë Perëndimit në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump në mënyrë specifike.

Bolsonaro është një kapiten i ushtrisë në pension dhe ligjvënës aktual që përfaqëson Rio de Janeiron.

Veritas.com.al/