Konstantinos Tassoulas, është zgjedhur sot si presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, kur i mbaron mandati presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou.

156 deputetët e Demokracisë së Re të udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, por edhe ish-kryeministri Antonis Samaras e të pavarurit Marios Salmas, Haris Katsivardas dhe Pavlos Sarakis votuan pro kandidaturës së ish-kryetarit të Kuvendit për deputet.

Në seancë munguan 24 deputetë. Sakaq, tre kandidatët e tjerë morën shumë pak vota. Respektivisht, Tasos Giannitsis mori 34 vota, Luka Katseli 29 vota dhe Kostas Kyriakou 14 vota.

Konstantinos Tassoulas tha pas zgjedhjes se për të është një nder dhe përgjegjësi e madhe detyra e re si President i Republikës.

Tassoulas theksoi gjithashtu se pavarësisht trazirave ndërkombëtare, është i rëndësishëm forcimi i aftësive mbrojtëse dhe diplomatike dhe kohezioni social brenda BE-së.

“Është një nder suprem por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe. Duke marrë pjesë në jetën publike, jam i vetëdijshëm për mundësitë politike që nxjerr në dritë sovraniteti popullor. Të projektohen mundësitë që atdheu ynë, pavarësisht ideologjisë, dhe populli në tërësi të përparojë. I njoh edhe dobësitë e politikës.

Vetëm me përpjekje kombëtare dhe kohezion social mund t’i trajtojmë ato. Kërkimi i konsensusit social përmes dialogut dhe zgjidhjeve që bindin të shumtët që kritikat të korrigjohen në politikë reformiste. Ritmi i botës siç e dinim nuk duket se vazhdon njësoj. Vendit i kërkohet të rrisë prestigjin e tij jashtë vendit.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, filli i padukshëm që na bashkon nuk duhet të prishet. Është filli i padukshëm që na bashkon kur mobilizohemi për një qëllim të përbashkët ose për të parandaluar një të keqe të përbashkët”, tha Tassoulas.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *