Koireja e Veriut ka thënë se akoam shpreson për bisedime ” në çdo kohë dhe në çdo formë” pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mënyrë të menjehrshme anuloi takimin me Kim Jong-un.

Zëvendës- ministri i Jashtëm, Kim Kye-gëan tha se vendimi i zotit Trump  është “shumë dëshpërues”.

Presidenti Trump fajësoi Veriun për “armiqësi të hapët” që u bë shkak për anulimin.

Takimi do të ishte i pari në histori që do të ulte në një tryezë liderin e Shteteve të Bashkuara dhe liderin e Koresë së Veriut.

Veritas.com.al/