Koreja e Veriut ka liruar tre qytetarë amerikanë të burgosur- sipas një postimi në Twitter nga presidenti Donald Trump.

Kjo është parë si një vullnet i mirë në prag të samitit historik të zotit Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Zoti Trump tha se ai do t’i përshëndesë qytetarët kur të kthehen me sekretarin e shtetit Mike Pompeo, i cili ka qenë në Phenian për të koordinuar planet mbi bisedimet.

Qytetarët amerikan Kim Hak-song, Tony Kim dhe Kim Dong-chu u lanë të lirë që të “udhëtojnë në avion pa roje”.

Ata kanë qenë të burgosur për aktivitete kundër shtetit dhe u vendosën në kampe pune.

Presidenti Trump njoftoi lirimin e tyre ditën e Mërkurë.

“Jam i gëzuar t’ju informoj se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo është në ajër në rrugë për t’u kthyer nga Koreja e Veriut së bashku me tre zotërinj të mrekullueshëm që secili po pret me padurim që t’i takojë”, njoftoi Trump në Twitter.

“Ata duket se gëzojnë shëndet të mirë”, vazhdoi ai.

Sekretari Pompeo dhe ”mysafirët” e tij do të zbresin në ‘’Andrews Air Force Base” në ora 2:00 A.M. në mëngjes. Unë do të jem aty që t’i përshëndes. Shumë emocionuese!” shkruan Trump.

Veritas.com.al/