Shërbimet amerikane të vendosura në Itali i kanë dërguar një raport Donald Trumpit duke sqaruar se situata në Itali është “shumë delikate dhe në ekuilibër të paqëndrueshëm” për sa i përket politikës së brendshme.E shkruan Dagospia. Raporti nënvizon se si Italia mori ndihmë nga rusët, kinezët, kubanezët. Për më tepër, ndjenja e popullatës po bëhet gjithnjë e më anti-evropiane dhe pjesërisht anti-Atlantiste. Dhe ja kërkesa që Presidenti Trump të bëjë diçka sepse – thonë ata – lufta me Kinën luhet gjithashtu për kontrollin e pjesës tjetër të botës, Evropës në krye

Në fakt, shkruan Dagospia, nëse Italia lancon një bond ndërkombëtar prej dhjetëra miliardash, Kina mund të blinte një pjesë të mirë të saj dhe më pas ta mbajë atë për dekada, duke blerë porte, aeroporte dhe aksione në kompanitë kryesore. Mesazhi për Trump është i qartë: le të mos e lëmë Italinë të bjerë në duart e Kinës siç ndodhi me Greqinë kur në dëshpërim ajo i vuri portet e saj në dorën e Pekinit.

VERITAS.COM.AL