![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2016/09/cesar-triana.jpg)
Korrieri kolumbian i kokainës Cesar Augusto Triana, që u arrestua në Tiranë në vitin 2015, do të vuajë dënimin në Spanjë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që kolumbiani me shtetësi spanjolle të ekstradohet në Spanjë për të vuajtur 15 vite burgim, masë kjo që u dha në Shqipëri.
Triana mbërriti në Shqipëri për të marrë paratë për 250 kg kokainë, që u sekuestrua në Mal të Zi, dhe këtu u arrestua nga Policia rajonale e aeroportit të Rinasit.