Shkencëtarët po vlerësojnë se korriku është “paraprakisht e sigurt” se do të jetë muaji me i ngrohtë i regjistruar në botë.

Ata janë të bindur se do të thyhet rekordi i 2019 dhe se mund te jetë muaji më i ngrohtë në 120.000 vitet e fundit, edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i këtij muaji.

Kjo vapë ekstreme besohet se lidhet kryesisht me përdorimin e karburanteve fosile.

Dita me e ngrohtë në botë ishte me 6 korrik dhe 23 ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëhërë ishin të gjitha këtë muaj, sipas Shërbimeve te Ndryshimeve Klimatike Copernicus.