Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimin e qytetarëve të vet në mbarë Evropën për shkak të kërcënimit me sulme terroriste në kontinent.
Vetëm brenda vitit të fundit, ky është paralajmërimi i katërt i SHBA-së për Evropë, raporton Washington Post.
Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët e vet se udhëtimi për në Kosovë është “shumë i rrezikshëm”, sipas Koha.net.
Destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sirian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”.
Franca, e cila ka përjetuar disa sulme terroriste viteve të fundit, është listuar si vend me “pak rrezik”, së bashku me vende tjera si Gjermania, Suedia e Britania e Madhe.
/Veritas.com.al/