Pas refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta dërguar emrin e kandidatit për kryeministër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të sotme t’i dërgojë LDK-së letrën në të cilën ia kërkon emrin e kandidatit për ta nominuar për Kryeministër për të formuar për Qeverinë e re.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbledhur kryesinë e saj, ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat, shkruan Periskopi.

Sipas burimeve të Periskopit brenda LDK-së, Isa Mustafa nuk do të pranojë që të jetë mandatar për kryeministër.

Meqenëse Mustafa po e refuzon një post të tillë, atëherë kandidat për mandatar do të jetë sh-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.

Sipas burimeve, thuhet se Hoti do ta ketë përkrahjen e plot nga Mustafa.

Në këto momente është duke u diskutuar për emra të tjerë e të cilët janë Lutfi Haziri dhe Arban Abrashi.

Kujtojmë se pasi të vendoset, kryesia emrin për mandatar të ja dërgojë Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që ta votojë si mandatarin për formimin e qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-Nisma./Periskopi/

VERITAS.COM.AL/