-Haradinaj: AAK do të jetë në opozitë, procesi i rregullt!-
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka nisur negociatat për formimin e një koalicioni qeverisës, së paku jo publikisht. Asnjë deklaratë nga asnjëra këto dy parti për takime të mundshme. LDK ka thënë se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim pa publikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.
Madje kjo parti si dhe dy parti të tjera, PDK dhe Nisma Socialdemokrate, kanë dërguar ankesa nga PZAP. Sipas kryesuesit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ankesat e këtyre partive kanë të bëjnë me pretendimet se formularët e rezultateve të kandidatëve nuk kanë qenë në rregull dhe votat nuk janë regjistruar ashtu siç duhet.
Ndërkohë, kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohet se nuk do të bashkëqeverisë me Kurtin, madje duke e quajtur atë mashtrues.
Misioni vëzhgues i BE-së ka kritikuar Listën Serbe për gar jofer. Ndërsa zgjedhjet në përgjithësi i konsideron transparente.
“Këto zgjedhje ishin të administruara mirë dhe transparente. Fushata ishte e gjallë dhe konkurruese duke i lejuar garuesve që të bëjnë fushatë lirshëm në Kosovë. Ambienti i fushatës në Veri u cënua nga frika, duke vënë në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin reshtuar me Listën Serbe”.
Ky mision gjithashtu ka vënë në pah keqpërdorimin e resurseve publike dhe mungesën e transparencës rreth financimit të fushatës, që sipas tyre, rezultuan në një fushë lojë të pabarabartë në gjithë Kosovën.
Kosova të dielën mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.
VERITAS.COM.AL