Ministria e Jashtme njoftopi puiblikun se në janar mbaron mandati i ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Sot vetë zonja Kim tha se do të ajo jetë këtu për ca më gjatë. Duke mos dhënë një kohë konkrete se sa do të zgjasë qëndrimi i saj këtu, Yuri Kim tha se këtu ka mësuar se ka një sfidë të madhe, e shtoi se Shqipëria është një vend me histori, për të cilën duhet të ndjejmë respekt.
‘Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë! Por këtu kam mësuar se ka një sfidë të madhe! Nuk është se Shqipëria është tërësisht e korruptuar, kjo nuk është e vertetë. Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin. Ka ardhur koha për te thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër, se ne nuk mund të vazhdojmë më kështu. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.’- tha Yuri Kim.
Gjatë një takimi të nivelit të lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, në ambientet e godinës ‘Poli i Drejtësisë’ në KLGJ, Yuri Kim përsëriti sërish mesazhin e drejtpërdrejtë për politikanët, për të cilët tha se u pëlqen apo nuk ju pëlqen ato do të mbështesin dhe çojnë përpara reformën në Drejtësi.
Nga ana tjetër diplomatja amerikane bëri thirrje që të plotësohet sa më parë Gjykata e Lartë. Sipas Yuri Kim, frustrimi i popullit shqiptar për drejtësinë e vonuar është mëse i kuptueshëm dhe kërkoi që të vendoset përparësi për çështjet më urgjente. Duke vlerësuar Reformën në Drejtësi, diplomatja amerikane tha se SHBA pret që gjyqtarët që janë trajnuar të jenë të gatshëm të japin drejtësi, jo hakmarrje personale, por në shërbim të popullit shqiptar.
‘Ne e dimë që Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm që përmbush një kërkesë për anëtarësimin në BE, por për popullin shqiptar. 4 vite më parë në GJL ishte një gjyqtar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Duhet të gjejmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar dhe amerikan pret me padurim gjykata që janë të trajnuar me gjyqtarë që janë të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje po drejtësi.’- tha Yuri Kim.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga ana e saj tha se bë 4 vite i janë bashkuar trupës gjyqësore 80 gjyqtarë të rinj. Llagami nuk la pa përmendur edhe krijimin e Hartës së Re Gjyqësore e sipas saj në shkurt do të shihen edhe rezultatet e prekshme, me krijimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.
Ndërse në fjalën e tij zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, u shpreh se asistenca e partnerëve ndërkombëtare është jo vetëm e mirëpritur por edhe e nevojshme.