U deshën gati tre muaj nga organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme vendore që të miratohej rezultati përfundimtar i tyre nga ana e KQZ-së.
Komisioni Rregullator aprovoi tabelat përmbledhëse vendoreve të 14 majit, ku tani më socialistët zyrtarisht janë fitues të 53 bashkive në vend, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë të 7 njësive vendore.
Numri 61 plotësohet nga Partia MEGA e cila fitoi njësinë minoritare të Finiqit. Pavarësisht këtyre shifrave, rezultati nuk njihet nga spektri politik ku opozita e konsideron këtë proces si masakër elektorale.