Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e kësaj të premte ka dhënë zyrtarisht mandatin për kryebashkiakët, 6 kandidatëve fitues të zgjedhur më 14 maj.
Sot është dhënë mandati për kandidatin e Partisë Socialiste fitues në zgjedhjet e majit, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
KQZ gjithashtu ka dhënë zyrtarisht mandatin Emirjano Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në Lezhë, Sotiraq Filos në Korçë, Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Ndërkohë më pas ka dhënë mandatin për anëtarët e këshillave bashkiak në këto bashki.