Tom Doshit nuk do t’i hiqet mandati. Ky është vendimi i sotëm i KQZ-së. KQZ ka vendosur kundër heqjes së mandatit të deputetit Doshi- që ishte një kërkesë e paraqitur në KQZ.
“Vendimi nga KQZ u mor me votë unanime.”, tha kryetari i ri i KQZ, Klemet Zguri.
Doshi kryeson listën e Shkodrës në partinë PSD të Skënder Gjinushit. Avokati Vladimir Meçe sqaroi se ngjarja e vitit 1990 nuk e ‘djeg’ kandidimin e tij, pasi ajo vepër penale tashmë është shlyer dhe Doshi e ka kaluar edhe periudhën e rehabilitimit për t’u konsideruar i pastër.
“Zoti Doshi që kur është zgjedhur funksionar në vitin 2005 nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore, edhe pse ligji i dekriminalizimit nuk ishte miratuar”, tha Meçe.
/Veritas.com.al/