Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vendimin lidhur me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

Kujtojmë se Kreshnik Hajdari rezultoi se kishte fshehur një dënim prej 4 muajsh për kalim kufiri në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetë ai ka thënë se nuk e dinte për këtë dënim.

“Detyrimi i subjekteve është për të deklaruar shkaqet, kur ka shkaqe që e ndalojnë të marrë funksione publike.  Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruaes, tashmë kryetar i bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e deklarimit dhe disa të dhëna. Ai nuk ka paraqitur një të dhënë, pasi me një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme ose e ka harruar kjo nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë. Por kjo e dhënë tashmë nuk përbën, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin. Ngelet diskutimi i faktit që nuk e ka deklaruar”, tha ndër të tjera Celibashi.