Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kreut të këtij institucioni. Deputetët Socialistë pretendojnë se Zguri ka fshehur informacionet mbi kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, gjatë shqyrtimit të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Por referuar një tjetër dokumenti, rezulton se materialet në lidhje me çështjen në fjalë kanë mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme në KQZ në datën 16 tetor; dhe, menjëherë  pas protokollimit janë depozituar në zyrën e Sekretares së Kryetarit të KQZ.

I njëjti dokument, në datën 17 tetor i është shpërndarë anëtarëve të KQZ-së, çka do të thotë se nuk ka pasur fshehje

të dokumenteve nga ana e kreut të këtij institucioni, siç pretendohet në kërkesën e PS-së.

 

Image

(FOTO: Letra zyrtare që vërteton se nuk ka fshehje dokumentesh në KQZ)/