Kreu i Strukturës së Posaçme, Arben Kraja ka premtuar më shumë rezultate nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që vendi ka nisur rrugën e anëtarësimit pas çeljes së negociatave.
Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, Kreu i Prokurorisë së Posaçme, tha se institucioni që ai drejton është duke hetuar raste të rëndësishme të pastrimit të parave dhe korrupsionit.
“Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishmë që ka të bëjë me integrimin në BE. Institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë, kërkohet dhe produkt nga institucioni që të jetë sa më cilësor, efektiv dhe sa më i prekshëm për publikun.
Duke përfshirë dhe situatën e kriminalitetit në Shqipëri, projekti është në kohën e duhur për të ndihumuar për të finalizuar ato objektiva.
SPAK është e konsoliduar si strukturë dhe në një fazë delikate të kapërcejë ato problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm.
Hetuesit janë marrë të gjithë në punë të gjithë janë tepër intensiv dhe tepër aktiv.
Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim, për krimin e organizuar, pastrim e parave, korrupsionit, është momenti që të ecim përpara.
Niveli që ne kemi arritur ne kryejmë hetime njëkohësisht me vendet e BE. Projekti do jetë shumë ndihmë për forcimin e kapaciteteve të hetimit kryesisht.
Dua të garantoj të gjithë që ne jemi serioz në punën që bëjmë, do hetojmë në mënyrë objektive dhe të paanshme të gjitha rastet dhe do japim rezultate që vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat.
Dua te garantoj krerët e projektit, ne do jemi kurdoherë bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti në fushën që prek SPAK, do jemi partnerë seriozë dhe kemi nevojë që të na ndihmoni. Bashkarisht besoj që do ecim përpara”, tha Kraja.