
Krah kryeministrit Rama në Tiranë, kryebashkiaku i New York tha se qyteti është duke ecur në drejtimin e duhur.
“Kur mendon për këtë qytet 25 vite më parë kishit më pak se 100 drita rrugësh, 25 vite më pas shihni një qytet që po ecën në drejtimin e duhur.
Sot flasim për ministre me inteligjencë artificiale, në të ardhmen e vendit dhe qytetit. Vi këtu pas një sërë bisedimesh në New York, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë.” – tha ai, ndërsa ndau detaje nga biseda me kreun e qeverisë shqiptare.
“Erdha të flas për turizmin, për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas. Linja direkte ndihmon banorët atje.
Doja të flisja për mënyrën si duhet marrë me cështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar për të folur me zv ministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë, si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje.
Do inkurajoj, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi. Kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj. Duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, internetin. Nuk jetojmë më në një mjedis të vecuar, ndajme të njëjtat shqetësime.”- tha Adamas, ndërsa një përgjigje kishte edhe për spekulimet, sic i quajti ai, të arsyes së vizitës së tij në Tiranë.
“Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri”, përfundoi Adams
Komente