(FOTO- Arkiv)/

Në një konferencë për mediat të mbajtur orët e fundit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme “nuk ka shkelur Kushtetutën” në propozimin e emrave për Këshillin e Emrave në Drejtësi (KED).

Kjo ishte “patatja e nxehtë” që përdori ambasadori Lu në “hakmarrjen personale”- siç tha Llalla, kundër Prokurorisë së përgjithshme.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm në konferencë, kreu i Kuvendit dhe kryetar  i LSI-së foli edhe për mos-arrestimin e Klemend Balilit, si dhe për akuzat mes ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Në fund ishin vargjet e të ndjerit Dritëro Agolli që Meta i përmendi, për të vijëzuar në një farë mënyre situatën politike në Shqipëri. ““Në vendin tim në vendin tënd,/ Një i çmendur, të gjithë i çmend”, shkruante në fillim të viteve 1990 Agolli, por që Meta e përshtati për ditët e sotme.

Vargjet u përshtaten ose për kryeministrin Rama, ose për George Soros…

/Veritas.com.al/