Kjo ka ndodhur me një banor në Kamzë, baba i pesë fëmnijëve në moshën 49 vjeç, vëlla i një personi të dyshuar se ka rrëmbyer 300 kg drogë kokainë nga një kartel në Britani. Jak Prenga u rrëmbye nga disa persona, me një maiknë luksoze britanike e vjedhur në Tiranë, u torturua dhe u vra gjatë rrugës për në resortin kriminal ‘Golden’në Shijak.

Të gjitha janë regjistruar nga kamerat, pro autorët nuk flasin, as tregojnë varrin e vitkimës së tyre.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës.

Siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe viktima është nxjerrë nga garazhi i hotelit i mbështjellë me pako në qese të zeza.

5 të kërkuarit që u ndaluan së fundi, siç thanë burime të sigurta policore kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit tha për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.

Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë dhe mjete të tjera pune në dorë, gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në groposjen e trupit. Ata shfaqen në kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën të mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar i thanë burime të laboratorit të kriminalistikës gazetares dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Burime të sigurta të policisë treguan se ka një sërë kamerash sigurie, së paku gjashtë të tilla, që tregojnë lëvizjet e makinës Range Rover teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.

“Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën” shpjegoi burimi policor.

Departamenti i Policisë ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë që është krijuar nga bashkimi i dy grupeve të forta kriminale që veprojnë në Shqipëri, në Angli e gjetkë.

Brenda ditës së sotme, 5 të arrestuarit do përfundojnë në gjykatë, pritet nëse do të kërkohet masë sigurie në mungesë për 5 personat e shpallur në kërkim.

Veritas.com.al/