Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Kështu, vetëm 1 ditë para votimeve, SPAK ka zbritur në terren.

Mësohet se që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në 12 qarqet e vendit, teksa sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se po shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo lëvizje vjen për parandalimin e krimeve zgjedhore, kryesisht në zona të cilat konsiderohen të nxehta. Në këto zona, të tilla si: Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë. Sa i përket Tiranës, janë caktuar prokurorë të posaçëm.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *