Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, pasi i ka njohur ato si shtete të pavarura.
Rusia tha se trupat nuk janë vendosur ende, por do të jenë “paqeruajtëse” në rajonet që i ka mbështetur që nga viti 2014.
Shtetet e Bashkuara tha se thirrja e tyre si ‘’ paqeruajtës’ ishte “marrëzi” dhe akuzoi Rusinë për krijimin e një preteksti për luftë.
Disa vende kanë njoftuar sanksione si përgjigje të manovrave për luftë të Putin.
Presidenti i Ukrainës tha se vendi i tij “nuk kishte frikë nga asgjë dhe askush”.
Në një fjalim televiziv të natës vonë drejtuar kombit, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për “veprime të qarta dhe efektive të mbështetjes” nga aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës./bbc/
VERITAS.COM.AL