Deputetja Monika Kryemadhi kishte detyrim të paraqitej në SPAK sot në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”, por nuk do të paraqitet.
Gjatë javës së shkuar SPAK ka miratuar kërkesën e Kryemadhit për të mos u paraqitur, për shkak të një udhëtimi të saj në SHBA, shkruan A2 CNN.
Po sot në SPAK, si e hënë e parë e muajit, duhet të paraqitej edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ashtu, ka marrë leje në SPAK për të mos u paraqitur për shkak të pranisë së tij në kongresin e CDU në Gjermani.
Komente