Deputetja Monika Kryemadhi ka pranuar lidhjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me Dorian Duçkën.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se Meta ka ndihmuar në shkollimin e tij.

“Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt. Nuk ka lidhje me të, por ka ndihmuar në shkollimin e tij”, është shprehur ndër të tjera Kryemadhi.

Kujtojmë se, Dorian Duçka ishte përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës në koalicionin 2009-2013 me Sali Berishës, drejtor i Integrimit në Ministrinë e Energjetikës.

Dorian Duçka ka qenë zëvendës ministër i Energjetikës me LSI-në edhe në periudhën 2013-2015.