Phil HAZLEWOOD

Boris Johnson fillimisht njoftoi se ai ishte infektuar me COVID-19 më 27 Mars, por nuk arriti të mundë sëmundjen pas një jave të vet-izolimit

Londër (AFP) – Mjekët që trajtuan Boris Johnson për koronavirus u pregatitën për të njoftuar vdekjen e tij pasi ai u cua në terapi intensive, tha kryeministri Britanik të Dielën, në komentet e tij të para të hollësishme në lidhje me sëmundjen e tij.

“Ishte një moment i veshtirë që kaloi,nuk do ta mohoj”, u citua ai të ketë thënë për gazetën Sun në një intervistë. “Ata kishin një strategji për tu përballur me një skenar ‘vdekjeje të tipit Stalin’.

“Nuk isha në formë veçanërisht brilante dhe isha i vetëdijshëm se kishte plane emergjente. Mjekët kishin disa lloj akordesh se çfarë të bënin nëse gjërat shkonin keq.”

Johnson, 55 vjeç, së pari njoftoi se kishte kontraktuar COVID-19 më 27 Mars, por vazhdoi të kishte vetëm simptoma të buta. Megjithatë ai nuk arriti ta mundte sëmundjen pas një jave izolimi.

Ai u dërgua në spital si masë paraprake më 5 prill për testime të mëtejshme por brenda 24 orësh u transferua në kujdesin intensiv.

Lideri i partisë Konservatore kaloi tre ditë duke marrë “mbështetje me oksigjen”, dhe pranoi pas daljes së tij në 12 Prill se lufta e tij me virusin “mund të kishte shkuar në cfarëdo mënyre”.

Por, megjithëse i tha gazetës se mendoi “si do të dal nga kjo?”, Ai nuk mendoi në asnjë moment se do të vdiste.

Johnson, i cili u kthye në punë të hënën e kaluar dhe u bë baba përsëri kur e fejuara e tij Carrie Symonds lindi të Mërkurën, tha që atij iu dhanë “litra të tëra” me oksigjen në spital.

Ai tha se ndjehej i irrituar që nuk po përmirësohej por realiteti goditi shtëpinë kur mjekët po diskutonin nëse do ta intubonin dhe futnin në një ventilator.

“Kjo ishte kur u bëra pak … ata filluan të mendojnë se si ta trajtojnë në mënyrë prezencionale,” i tha ai tabloidit të përjavshëm.

– ‘Goxha i dehur’ –

Johnson ka bërë vazhdimisht homazh ndaj stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) shtetëror për kujdesin e tyre.

Bebja i tij dhe Symonds,Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, është quajtur pjesërisht sipas dy prej mjekëve që drejtuan kujdesin e tij – doktorët Nick Price dhe Nick Hart.

Të dy janë ekspertë të sëmundjeve infektive dhe ventilimit.

Symonds, 32 vjeç, tha në një postim në Instagram më herët për të njoftuar emrin e djalit që Hart dhe Price “shpëtuan jetën e Borisit muajin e kaluar”.

Sun të Dielën tha se Johnson ishte i emocionuar kur kujtonte trajtimin dhe shërimin e tij, të cilin ai e quajti “një gjë të jashtëzakonshme”.

Ai tha se në fillim kishte qenë “mohues” për seriozitetin e gjendjes së tij, pasi u përpoq të vazhdonte punën pavarësisht se ndjehej “goxha si i dehur”.

Ai gjithashtu tha se nuk dëshiroi të shkojë në spital në fillim, por mjekët ishin këmbëngulës për shkak të niveleve të tij të ulëta të oksigjenit. “Duke parë mbrapa, ata kishin të drejtë të më detyronin të shkoja”, tha ai.

Johnson tha se eksperienca e kishte bërë atë më të vendosur për të luftuar sëmundjen dhe për ta kthyer vendin në normalitet.

Komentet e tij erdhën ndërsa qeveria njoftoi 621 vdekje të tjera nga pandemia, duke cuar numrin e përgjithshëm kumulativ në 28,131 – menjëherë pas vendit të goditur më keq në Evropë,Italisë.

Ai tha se do të njoftonte një “udhërrëfyes” drejt lehtësimit të kufizimeve të bllokimit të vendosura në fund të marsit më vonë këtë javë.

VERITAS.COM.AL