
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin do të thyejë çdo marrëveshje paqeje ku Ukraina nuk ‘mbrohet’ nga ‘koalicioni i të gatshëmve’.
Sipas mediave të huaja, ai foli teksa vizitoi një bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar një grup oficerësh të lartë ushtarakë nga më shumë se 30 vende, të ngarkuar me shndërrimin e dëshirës politike për të mbështetur Kievin në një plan veprues për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.
Kryeministri priti aleatët për të diskutuar një armëpushim në Ukrainë, por paralajmëron se Vladimir Putin do të shkelë çdo marrëveshje paqeje “pa asgjë pas saj”.
Vladimir Putin do të prishë çdo marrëveshje paqeje me Ukrainën që nuk “mbrohet” nga një koalicion ndërkombëtar i forcave, ka thënë kryeministri britanik.
Plani veprues i kryeministrit britanik, është për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës nga toka, deti dhe ajri në rast të një armëpushimi.
Presidenti Donald Trump po këmbëngul fort që Rusia dhe Ukraina të ndalojnë luftën tani.
Negociatorët e SHBA-së do të takohen veçmas me zyrtarë ukrainas dhe rusë në Arabinë Saudite të hënën për të provuar të bëjnë përparim në një armëpushim.
Komente