(FOTO: Kryetari i Bashkisë së Kavaj, Elvis Roshi dhe dëshmitë e pastërtisë)/

Menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, kryeministri Edi Rama ka firmos shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në bazë të dispozitave kushtetuese.

Megjithatë, po sipas ligjit mbi pushtetin lokal, Roshi mbetet në detyrë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në këtë rast pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,Presidentit të Republikës i lind e drejta për të shpallur zgjedhje të parakohshme lokalë në Kavajë, nga ku do të dalë kryetari i ri i Bashkisë.

/Veritas.com.a/

https://youtu.be/IewQh-hxBtc