Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ndërkohë në orën 14.00 kreu i qeverisë holandeze do të zhvillojë dhe një vizitë në ambjentet e Piramidës që po ristrukturohet. Dy kryeministrit do të bisedojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Holanda ka qënë një ndër vendet më skeptikë për çeljen e negociateve të Shqipërisë më Bashkimin Europian. Dy herë ky shtet e ka refuzuar hapjen e negociatave, ndërsa herën e tretë kur dha dritën jeshile ishte Bullgaria që bllokoi gjithçka. Aktualisht nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Agjenda e plotë:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie