(FOO: Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë)/
Kryeministri i Hungarisë tha se qëndrimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara se të gjitha vendet kanë të drejtë që të venë interesat e tyre të parat, ishte fraza kyçe inaugurimit të tij.
Kryeministri Viktor Orban interpretoi deklaratën e Trump si “fundi i multilaterizmit” dhe e vuri vendin e vet Hungarinë në këtë radhë dhe veten në vend të parë.
Orban ka qenë një nga mbështetësit e parë të Donald Trump dhe ka vlerësuar politikat e tij mbi emigracionin.
Duke folur të hënën në një konferencë ekonomike të organizuar nga Banka Kombëtare e Hungarisë tha gjithashtu se kandidati konservator për president në Francë , Francois Fillon, është kandidati i preferuar i tij që të bëhet president i ardhshëm dhe mbështet dëshirën e tij për një aleancë ushtarake në Europë.
Orban tha se kjo aleancë mund t’i japë Europës vetësiguri dhe mundësi që të negociojë me të gjitha palët, duke përfshirë edhe Rusinë.
/Veritas.com.al/