![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/10/7e0d5f08-38b4-4cca-b9a9-62a35402bc82-1.jpg)
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili para pak ditësh ishte në një vizitë zyrtare në Shqipëri ka folur para mbledhjes së Këshillit në Bruksel.
Conte u shpreh se mos hapja e negociatave është një gabim historik.
“Mbrëmë nuk arritën në një konkluzion. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një jetë që kërkojnë hapjen e negociatave. 2 vende me shumicë myslimane kanë ëndërr të futen në BE. Takimi i djeshëm do të mbahet mend si një gabim historik. Mos hyrja në BE shpresoj mos t’i bëjë vendet pesimiste”, mësohet të ketë thënë ai.
Veritas.com.al/