(FOTO: Manifestime popullore pas mesnate në Iali në entuziazë
Kryeministri Italian, Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen pasi ka pësuar humbje të thellë në referendum mbi planet e tij për reformë kushtetuese.
Mbrëmë vonë, në një konferencë për mediat, Renzi tha se merr përgjegjësinë për rezultatin e referendumit. Ai tha, gjithashtu se kampi i “JO-së” duhet tani të bëjë propozime të qarta.
Në shumicën e kutive të numëruara të votimit , vota “Jo” dominon me 60 për qind kundër 40 për qind “PO”.
Pjesëmarrja në votime ishte rreth 70%, një votë që është parë si shans për të shprehur pakënaqësitë ndaj kryeministrit.
“Paçim fat të gjithë ne!” -iu tha Rezi reporterëve. Ai tha se të Hënën do t’i komunikojë dorëheqjen kabinetit qeveritar dhe pas kësaj do të paraqesë dorëheqjen te presidenti i Republikës.
/Veritas.com.al/