(FOTO: Arkiv)/

Edi Rama, në tubimin elektoral me simpatizantë në sheshin ngjitur me Çadrën e Protestës së Opozitës, ka zbutuar tonet kundrejt Partisë Demokratike pas arritjes së marrëveshjes me Lulzim Bashën.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ‘sot fituan socialistë dhe demokratë’.

“Në 25 qershor do fitojë PS por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, sot kanë fituar socialistët dhe demokratët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që më në fund po shikojnë dritë në fund të tunelit dhe po ju jepet mundësia që të dalin nga kthetrat e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar.

Fushata elektorale zyrtarisht do të fillojë me 1 javë vonesë. Edhe ata janë të gëzuar, kanë të drejtë të jenë të gëzuar (ovacione nga turma “uuuuu”)….lëre more uuuu-në. Edhe për ata u hap një rrugë e re”, tha Kryeministri Edi Rama.

/Veritas.com.al/