Nawaz Sharif ka dhënë  dorëheqjen si kryeministër i Pakistanit, menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Supreme për diskualifikimin e tij nga posti.

Vendimi erdhi pas hetimeve rreth pasurisë së familjes së kryeministrit pasi u ndoqën lidhjet e tij me ‘Panama Papers’ që lidheshin me kompanitë off shore të fëmijëve të Sharif.

Zoti Sharif në mënyrë konsistente ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar në këtë rast.

Të pesë gjykatësit e miratuan vendimin në mënyrë unanime.

“Në bazë të vendimit,  Nawaz Sharif ka dhënë dorëheqjes nga përgjegjësia e tij si kryeministër,” tha një nga zëdhënësit e zyrës së zotit Sharif, sipas deklaratës.

Kryeqyteti i Pakistanit ishte dje nën masa të rrepta sigurie, me mijëra trupa policorë.

Një nga gjykatësit,  Ejaz Afzal Khan, tha se zoti Sharif nuk është më ‘i pranueshëm për të qenë anëtar nderi i parlamentit”.

Veritas.com.al/