UASHINGTON (AP) – Kryeministri i Republikës Çeke do të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se Trump do të presë Andrej Babis dhe gruan e tij për vizitën e tyre të parë zyrtare më 7 mars.

Ajo tha se udhëheqësit pritet të diskutojnë “sa më mirë do ti avancojnë marrëdhëniet” midis dy vendeve, si dhe çështjet që përfshijnë sigurinë kibernetike, sigurinë energjetike dhe tregtinë.

Vizita përkon me 30 vjetorin e ‘Revolucionit të Bute’ të vitit 1989 dhe 20 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, i cili filloi në vitin 1999.

Sanders tha se Trump dhe zonja e parë Melania Trump “mezi presin përkujtimin e këtyre përvjetorëve të veçantë së bashku me kryeministrin Babis dhe zonjën Babisova”.

Veritas.com.al/