Në një intervistë të gjatë dhënë për nga gazetarin Enver Robelli,në Kosovë, kryeministri Rama është shprehur se qeveria si prioritet ka vënien në kontroll të kultivimit të drogës si fillim dhe pastaj mund të diskutohet për legalizimin e saj shkruan gazeta Express. “Është herët për legalizim, sepse sa kemi filluar vënien nën kontroll të territorit. Besoj se kjo temë do të hapet në të ardhmen, por së pari duhet të vëmë nën kontroll territorin”, -është shprehur Rama.
Vetëm një ditë pasi qeveria miratoi strategjinë për të luftuar kultivimin e kanabisit në vendin tonë, Kryeministri Edi Rama duket se me këtë deklaratë ke menduar edhe për zgjedhjet e 18 qershorit, ku kërkon të marrë sa më shumë vota, edhe nga ‘punëtorët’ e kanabisit.
Por kjo deklaratë e kryeministrit Rama, sipas medias, nëse nuk përgënjeshtrohet nga zyra e tij, atëherë lufta e shpallur publikisht këto ditë nga ministri Fatmir Xhafa, duke futur edhe ushtrinë kundër kultivimit nëpër Shqipëri, rrëzohet pikërisht nga kryeministri. Mundet të jetë një mesazh fin i qeverisë ndaj bosëve të drogës se ndonëse jemi të detyruar nga të huajt dhe nga disa parti politike shqiptare që këtë pranverë dhe muajin qershor t’ju bllokojmë, ne nuk iu harrojmë- komenton gazeta “Koha Jonë”. Pra edhe iu marrin votat me këtë rast, edhe paratë ndahen me vonë.
Kohë më parë deputeti i PS, Koço Kokëdhima kishte kërkuar publikisht legalizimin e kanabisit, por kishte marrë shuplakë nga Rama, i cili në një moment edhe e largoi nga Partia Socialiste.
/Veritas.com.al/