Kryeministri Edi Rama, paraditen e së premtes, ka zhvilluar një takim në Presidencë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.
Takimi vjen pas atij që kreu i qeverisë zhvilloi me anëtarët e kabinetit qeveritar, takim që nisi ditën e mërkurë, për të vijuar deri në orët e pasdites së të enjtes.
Pasi i u largua nga Presidenca, kryeministri u ndal te Pallati i Kongreseve, ku ka mbledhur drejtuesit e institucioneve
Këto takime vijnë pas mbledhjes maratonë për 16 orë e 25 minuta të kreut të qeverisë me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh.
Në fund të fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë tha se ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për rezultatin fitues të zgjedhjeve lokale. “Mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet”, tha Rama duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.