(FOTO: Zef Hila)

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Kryetari  i qeverisë thekson se Hila do të ndiqet penalisht.

Kryeministri thekson se i pari i bashkisë së Vaut të Dejës ka kryer akt barbar mbi KZAZ në një nga shkollat e Bushatit. Ai njëherësh paralajmëron të gjithë krye bashkiakët e tjerë, ndërsa iu drejtohet atyre se kushdo që tenton të bëjë një gjë të tillë, do të këtë “fatin”  e Zef Hilës.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”-shkruan Rama.

Veritas.com.al/