Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Hungari, ku ndodhet për një vizitë pune, me ftesë të homologut të tij Viktor Orbán.
Përmes një shënimi në facebook, Rama shkruan se vizita e punës ka të bëjë me bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.
Mësohet se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në vendin tonë, para seancës ku do votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e Presidentit.
VERITAS.COM.AL