Kryeministri sllovak Robert Fico paraqiti dje dorëheqjen, të kërkuar me ngulm nga opozita pas vrasjes në shkurt të gazetarit Jan Kuciak i cili po hetonte çeshtje korrupsioni.

“Sot, i paraqita dorëheqjen time Presidentit të Republikës”, Andrej Kiska, ka deklaruar Fico. “Nëse presidenti pranon, unë jam gati të jap dorëheqjen nesër” (E enjte, sot- Veritas)

Kreu i qeverisë e bëri të ditur vendimin e tij menjëherë pas takimit me presidentin sllovak në prani të dy liderëve të partive të koalicionit qeverisës, Most-Hid (qendra e djathtë, e afërt me pakicën hungareze) dhe Partisë Kombëtare Sllovake (SNS, e djathta nacionaliste), Bela Bugar dhe Andrej Danko.

Sipas Robert Ficos, 53 vjeç, vendi rrezikon “të zhytet në kaos, nëse opozita aktuale merr pushtetin”. Ai dëshiron të shmangë zgjedhjet e parakohshme.

Jan Kuciak, i ekzekutuar me armë zjarri sëbashku me të fejuarën e tij, kishte hetuar korrupsionin dhe lidhjet e dyshuara midis politikanëve sllovakë dhe biznesmenëve italianë që dyshohet se janë të lidhur me mafian kalabreze, ‘Ndrangheta.

Vrasja shkaktoi krizë politike në Sllovaki dhe nxoori në rrugë e sheshe me  dhjetëra mijëra njerëz që protestuan kundër korrupsionit dhe kërkuan largimin e Robert Fico.

Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Instituti Focus, 62% e sllovakëve janë në favor të dorëheqjes së tij, kundrejt 13% të tjerëve që mendojnë se ai duhet të vazhdojë të drejtojë qeverinë.

Sipas të përditëshmes Sme, ai mund të zëvendësohet nga zëvendës kryeministri Peter Pellegrini, 42 vjeç, kandidati i partisë Smer-SD të kryeministrit actual, Fico.

 

Veritas.com.al/

.