Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën plenare të Kuvendit se është gati të japë dorëheqjen nëse janë 400 milion për impiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve.
“Nëse janë 400 milionë euro për imiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen?!”- pyeti Rama.
“E them publikisht, ta marrin analistët e ta analizojnë, ta çojnë në fund të kazanit e ta nxjerrin në krye të kazanit, dhe po doli 400 milionë euro shuma e dedikuar për këto vepra shpëtimi të shëndetit të mjedisit të të ardhmes unë jap dorëheqjen”, vazhdoi ai.
“Ti i fut një të qeshur. Më thua nuk flet për Habilajt, por çfarë të flas. Unë nuk i kam njohur Habilajt, ndërsa ti i ke njohur se kanë qenë roje në një investim që ti e di shumë mirë që ku ka qenë dhe si është bërë”.
“Lulzim po ta përsëris shko në shkollë tek Faiku dhe Imzot Noli e mëso të ndash fyerjet e sharjet, gjuhën e rëndomtë të atij që i thotë ‘horr’ “kriminel” e më pas hajde përballu me mua. Je ngelës nuk i plotëson dot kredencialet. Shumë- shumë mund të bësh një shkollë oratorie “Kristali”.
“Je gati të japësh dorëheqje kur thua se janë 400 milionët që ia rrokanis kokën njerëzve?. Ose jep dorëheqjen ose prano që ja fute kot”.
Veritas.com.al/