Ai që u cilësua si vendim personal i kryebashkiakëve të djathtë për të mos dalë nga zyrat e tyre pas mbarimit të mandatit në muajin gusht, tashmë ka marrë edhe mbështetjen e Lulzim Bashës.
Nga Selenica e Vlorës, ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, Basha duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjore votimet e 30 Qershorit, tha se Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe se ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike.
Në një tjetër takim me strukturat e PD së Vlorës, Basha tha se përmes refuzimit të shqiptarëve në 30 qershor u provua se qeveria Rama është më antipopullorja.
Opozita pas bojkotit të zgjedhjeve lokale rinisi aksionin e saj në sheshe me qytetarët. Axhenda e protestave dhe qëndrimi që opozita do të mbajë pritet të diskutohet në mbledhjen e pasdites që kryedemokrati do të zhvillojë me Kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët e djathtë.
Veritas.com.al/